E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani gjerman per ndihmen e bujqesise ne vendet afrikane

Bashkimi Evropian ka siguruar me pare mish pule per Beninin dhe Ganen apo pluhur qumeshti per Burkina Fason ne vlere prej 10 miliarde eurosh. Por pasojat per prodhuesit ne Afrike ishin shume te renda sepse asnje prej tyre nuk mund te konkurronte me prodhuesit evropiane te cilet subvencionohen nga BE-ja. Qeveria gjermane do te angazhohet qe ne te ardhmen te mos kete subvencione te BE-se per prodhuesit qe eksportojne ne keto vende. Ministri gjerman per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim Dirk Niebel flet per nje ndryshim shume te rendesishem.

Prandaj qeveria gjermane do te beje shume te qarte se ne duam te ndryshojme politiken e deritanishme. Vete fakti qe Qeveria gjermane ka vendosur per ndryshime te tilla do te thote se ne do te angazhohemi qe vendimet te zbatohen menjehere. Por kjo nuk do te thote se edhe do tia dalim ti zbatojme keto vendime. Ky eshte nje sinjal i qarte se ne si nje ekonomi e fuqishme dhe e orientuar drejt eksportit duam ndryshime theksoi Niebel.

Si mund te luftohet uria Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjendje e rende edhe ne Kongo

Nderkohe jo vetem ne Gjermani eshte bere e qarte se uria mund te lulftohet vetem permes stimulimit konsekuent te bujqesise rajonale afrikane dhe jo permes eksportimit te mallrave te gatshme atje. Ne 15 vitet e fundit kjo nuk eshte bere si duhet. Per zhvillimin agrar dhe sigurimin e ushqimeve ne kete rajon jepen ndihma gjermane ne vlere prej rreth 700 milione eurosh qe do te thote rreth 11 per qind e ndihmave te pergjithshme gjermane.

Miliona prodhues te vegjel bujqesore ne vendet ne zhvillim te cilet prodhojne vetem per nevojat e veta kane nevoje per ndihma per te shtuar prodhimin e tyre ne menyre qe ta shesin ne treg dhe te sigurojne te ardhura per familjet e tyre. Prodhuesit e vegjel bujqesore jane si sipermarrje te vogla dhe jane te domosdoshem per zhvillimin e vendit. Ne qofte se duam te mbeshtesin seriozisht partneret tane ne jug te Afrikes atehere duhet te nisemi nga mbeshtetja e bujqesise pohon ministri Niebel.

Rregulli dhe kushtet e domosdoshme Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman Niebel ne Togo

Per te qene te suksesshem duhet te behet edhe pergatitja profesionale e bujqeve te cileve duhet tu sigurohet edhe toka dhe uji per te arritur rendimente me te larta. Ne keto rajone duhet te krijohet nje rend politik dhe nje administrim me i mire. Duhet te funksionoje drejtesia dhe te krijohet infrastruktura e domosdoshme per transportimin dhe magazinimin e mallrave. Te gjitha keto elemente parashikohen me planindhjetepikesh te cilin e ka hartuar Ministria gjermane per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim per dy vitet e ardhshme. Pervec ndihmave emergjente pas katastrofave natyrore ne kete plan perfshihet edhe tema Landgrabbing pra blerja apo marrja me qira e siperfaqeve te medha te tokes ne vendet e varfera nga koncernet nderkombetare. Investimet private ne vendet ne zhvillim duhet te jene te mundura thote politikani liberal por duke respektuar kushtet e percaktuara me pare.

Nuk mund te kete debime te njerezve qe jetojne atje. Banoret e ketyre tokave duhet te perfshihen ne prodhim. Te gjitha marreveshjet duhet te arrihen me nje transparence maksimale. Duhet bere transparente sasia e tokave qe eshte dhene me qera per te siguruar qe mjetet e paguara per keto toka te shkojne ne buxhetet e familjeve qe u takojne. Duhet pasur kujdes qe ne keto toka te mbillen bime te nevojshme per keto rajone thote mimistri Niebel.

Plani parashikon punimin e te gjitha tokave pjellore. Niebel pohon se duhet pasur shume kujdes se cfare mallrash mund te eksportohen ne keto vende per te mos demtuar bujqesine e vendeve te cilat jane ne gjendje te prodhojne me shume.

Autor Sabine Kinkartz/Bahri Cani

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›