Viti 2012 - perfundon mbikqyrja e pavaresise se Kosoves

Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven ne te cilin bejne pjese vendet evropiane dhe SHBA qe e kane njohur pavaresine e Kosoves konstatoi se Kosova ka arritur ne fazen perfundimtare te zbatimit te planit te Marti Ahtisarit. Per rrjedhoje ky mekanizem do te filloje pergatitjet per perfundimin e organizuar te pavaresise se mbikqyrur. Ky proces duhet te perfundoje brenda vitit 2012. Keto konstatime u nxoren nga takimi i Grupit qe zhvilloi punimet te marten24.01 ne Vjene te Austrise ku i pranishem ishte edhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. Shefi i Zyres Civile Nderkombetare Peter Faith shpalosi pas takimit strategjine qe parasheh permbylljen e mbikqyrjes se pavaresise se Kosoves.
Kosova ne fazen perfundimtare te zbatimit te planit Ahtisari
Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven kerkon nga institucionet kosovare qe ti zbatojne disa masa specifike per ti fuqizuar parimet thelbesore sic jane decentralizimi te drejtat e komuniteteve trashegimia kulturore dhe ballafaqimi me te kaluaren. Keto parime jane te domosdoshme per permbylljen e pavaresise se mbikeqyrur tha Peter Faith. Sipas tij Kosova vazhdon te jete ne vazhden e perspektives evropiane dhe ne kete kuader vendit i nevojiten akoma eksperte nderkombetare me qellim te vazhdimit te zhvillimit te kapaciteteve te institucioneve te Kosoves.
Grupi mbeshtet pakon e ndryshimeve ne Kushtetuten e Kosoves dhe i bene thirrje qeverise dhe partive politike dhe institucioneve te tjera qe te punojne ne menyre bashkepunuese te miratohen ndryshimet e nevojshme ne kuvend ne menyre qe keto ndryshime ti heqin te gjitha elementet e mbikeqyrjes nderkombetare nga Kushtetuta e Kosoves tha Peter Faith.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Faith Shefi i Zyres Civile Nderkombetare
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci nga ana e tij shprehu zotimin qeverise per te permbushur te gjitha obligimet qe dalin nga Pakoja e Ahtisar-it ne menyre qe ky vit te shenoje fundin e pavaresise se mbikeqyrur. Procesi i permbylljes se mbikeqyrjes se pavaresise nenkupton edhe forcimin e rolit te BE-se dhe perparim ne procesin e integrimit te Kosoves ne Bashkimin Evropian theksoi Thaci.
Qeveria me teper progres ne drejtesi dhe sundim te ligjit
Shefi i Zyres Civile Nderkombetare Peter Faith i cili kryeson Grupin Drejtues Nderkombetar per Kosoven kerkon nga qeveria e Kosoves qe te pershpejtoje progresin ne drejtesi sundim te ligjit perfshire ketu edhe mbrojtjen e deshmitareve ne arsim dhe shendetesi. Grupi ne takimin e se martes foli edhe per integritetin teritorial te Kosoves duke i bere thirrje Serbise qe te permbahet lidhur me nderhyrjet ne Kosove.
Serbise i kerkohet te mos nderhyje ne Kosove
Grupi per Kosoven nga Serbia kerkon qe te veproje ne perputhje me zotimet e saj nderkombetare dhe te permbahet lidhur me nderhyrjet ne Kosove duke perfshire ketu terheqjen e pranise se saj policore te sigurise dhe pranive te tjera shteterore si dhe te mbeshtese perpjekjet e aktoreve nderkombetare dhe institucioneve te Kosoves per promovimin e sundimit te ligjit theksoi Faith.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hashim Thaci Kryeministri i Kosoves
Ai i beri thirrje Serbise qe zgjedhjet e saj lokale te mos shtrihen ne veri te Kosoves. Por njekohesisht i beri thirrje qeverise se Kosoves qe tu shtrije aktivisht doren qytetareve serbe ne vecanti atyre ne komunat veriore. Qeveria e Kosoves duhet te demonstroje se ajo i kupton dhe i respekton te drejtat e serbeve brengat e tyre sidomos ato qe lidhen me sigurine gjuhen dhe identitetin e tyre.
Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven pergezoi Kosoven per angazhimin e saj ne dialogun me Serbine te drejtuar nga Bashkimi Evropian. Ai inkurajon Serbine edhe Kosoven qe te vazhdojne te arrijne marreveshje per ceshtjet praktike per qytetaret e tyre dhe ti zbatojne ato me shpejtesi. Grupi do te zhvilloje edhe nje takim gjate ketij viti per te vleresuar nese eshte bere progres i mjaftueshem ne pikat e siperpermendura me qellim qe ta caktoje edhe daten se kur do te shenohet edhe zyrtarisht fundi i mbikqyrjes nderkombetare te pavaresise se Kosoves.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Mimoza Kelmendi