Plani hungarez: Duhet të bllokojmë Bogdanin
Nga Altin Latifi
TIRANE-Në kampin hungarez nuk e fshehin aspak frikën në prag të takimit të nesërm me Shqipërinë. Mesfushori i Hertës së Berlinit Pal Dardai, duke folur për mediat në Hungari, është shprehur se skuadra e drejtuar nga Ervin Kuman duhet të bëjë shumë kujdes ndaj sulmit shqiptar. Sipas tij, mbrojtja hungareze duhet të bllokojë pikërisht Erjon Bogdanin në rast se dëshiron të marrë fitoren në stadiumin "Ferenc Pushkash". "Bogdani është lojtari i tyre më i rrezikshëm. Duhet ta bllokojmë, pasi në të kundërt mund të na hapë probleme", është shprehur mesfushori i Hungarisë. Në fakt, mbrojtja është nga pikat më të dobta të përfaqësueses hungareze, ndërkohë që mesfusha mbetet edhe reparti më i mirë. Takimi i nesërm është një sfidë direkte për vendin e katërt në grupin A, por për momentin Shqipëria është 3 pikë para, pas barazimit me Suedinë dhe fitoren me Maltën. Veç kësaj, është edhe një sfidë direkte mes dy trajnerëve holandezë që drejtojnë kombëtaret respektive. Hungaria nuk është më ajo e dikurshmja dhe tifozët vendas e konsiderojnë nga ekipet më të mira që kanë pasur vitet e fundit.
Hushti
Dëmtimet kanë goditur rëndë edhe kampin hungarez. Në prag të sfidës me Shqipërinë trajneri Kuman humbi portierin Gabor Babosh, që konsiderohej një nga pikat kyçe të skuadrës. Veç kësaj, atij do t'i duhet të bëjë pa Zoltan Gerën, i cili është i ndëshkuar me dy kartona të verdhë. Listës së problemeve i është shtuar dje edhe mesfushori i Hanovërit Hushti, i cili ka marrë një goditje në pulpë pas stërvitjes së djeshme. Prania e tij në takimin e nesërm është vënë në dyshim, ndonëse vetë mesfushori është shprehur se po bën gjithçka për të arritur formën e tij më të mirë. "Do të më vijë shumë keq nëse nuk do të luaj ndaj Altin Lalës", është shprehur ai për "magyarhirlap.hu". "Kam ende dy ditë kohë dhe do të përpiqem që t'ia dal mbanë deri të shtunën, por nuk e di nëse do të mundem apo jo", ka deklaruar futbollisti hungarez. Hushti është shok i ekipit me Lalën te Hanovëri dhe para se të grumbulloheshin në kombëtaret respektive, kanë vënë edhe bast me njëri-tjetrin se kush do të fitojë në këtë sfidë, që konsiderohet delikate nga të dy skuadrat.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)