E Diel, 1 Nëntor 2026

Moskovitja “Kommersant”: Vendimi i Gjykatës ndërkombëtare nuk mund ta kthejë Kosovën

 

MOSKE- Pavarësisht qëndrimit të qeverisë ruse për pavarësinë e Kosovës, të përditshmet e këtij shteti mbajnë një qëndrim asnjëanës. Këtë e dëshmon moskovtija “Kommersant”, në një artikull të saj kushtuar nismës serbe që sapo u miratua nga Asambleja e OKB. “Vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, për të vlerësuar legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Beogradi e ka quajtur si fitore, por vështirë se ky vendim do t’i ndihmojë ta kthejë Kosovën”, shkruan sot e përditshmja moskovite “Kommersant”.
“Kommersant” më tutje shkruan se në Kosovë nuk janë duke i dhënë shumë rëndësi vendimit të Asamblesë së Përgjitshme. Ajo në këtë kuadër madje transmeton fjalët e kryeministrit Hashim Thaci se pavarësia kosovare nuk shqyrtohet, si dhe çfarëdo lloj vendimi i gjykatës nuk do të ketë ndikim në njohjen e mëtutjeshme nga ana e vendeve të reja.
“Bindja e Thaqit bazohet në ate se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare nuk ka fuqi juridike dhe nuk do të ketë ndikim në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB, e cila ka karakter këshillues. Kjo do t’i sjellë Beogradit vetëm një satisfaksion moral, ndërsa Kosova nuk mund të kthehet, përfundon gazeta”.

(d.b/INA/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›