E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i MI-6 dhe CIA-s: Rrëzimi i Enver Hoxhës brenda pesë vjetëve

Lufta e Ftohtë mes Evropës Perëndimore dhe Shqipërisë

Vendi ynë tashmë ishte pozicionuar në krahun lindor dhe mbështetej nga Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij. Megjithatë Perëndimi nuk mund të lejonte një gjë të tillë, edhe pse mes të mëdhenjve ishin ndarë zonat e influencës, e Greqia ishte nën pushtetin e tyre. Evropa Perëndimore donte me doemos të provokonte situata në vendin e vogël që drejtohej nga komunistët të drejtuar prej Enver Hoxhës. Për të realizuar qëllimit e tyre anglezët dhe amerikanët ngritën një komitet të fshehtë të quajtur Nënkomiteti i Luftës së Ftohtë. Duhej të mbahej i fshehur edhe nga shumë zyrtarë të lartë pasi akoma fanatikët veteranë anglezë bërtisnin për Stalinin që nga koha e Luftës.

Axhenda e CIA-s dhe MI-6

Shqipëria u përmend për herë të parë në mbledhjet e këtij Komiteti në 25 Nëntor 1948, ku axhenda kryesore kishte të bënte me gjetjen e mënyrave për të luftuar në Luftën e Ftohtë. Në këtë mbledhje u ftuan shumë ambasadorë të vjetër dhe të rinj ndër të cilët: Jebb, Makins, Hayter, Hankey si dhe shefi i forcave ajrore britanike, Lord Tedder. Në këtë mbledhje për herë të parë u vendos që sulmet subversive ndaj qeverive komuniste të konkretizoheshin dhe Shqipëria u zgjodh si e para në listë. Teder theksoi se qëllimi duhet të jetë të fitohet Lufta e Ftohtë, nëpërmjet së cilës ai nënkuptonte rrëzimin e regjimit

komunist Sovjetik, brenda një periudhe 5 vjeçare. Më pas Kirkpatrick foli për Shqipërinë në veçanti. E bëjmë këtë, tha ai, edhe për arsye financiare. Britania nuk ishte në atë moment në pozita të lëshonte një operacion subversiv në shkallë të gjerë kundra një vendi. A do të ishte e mundur që në Shqipëri të fillohej një luftë civile që do të krijonte një situatë të ngjashme me atë në Greqi? Të gjithë e dinin që kishte opozitë të fortë kundra komunizmit në Shqipëri. Ky avantazh duhej të shfrytëzohej. Fatkeqësisht autori i këtij libri nuk ka gjetur fakte të nxjerra nga kjo mbledhje ku është vendosur për hapat konkrete që duheshin ndjekur ndaj Shqipërisë. Megjithatë është për tu përmendur se mbledhja çoi në plane konkrete të mëvonshme veprimi, të nxitura nga Amery dhe lobi i miqve të tij të cilët kishin luftuar në Shqipëri. Nga fundi i 1948, Ernest Bevin, hapi dritën jeshile për operacionin.

Operacioni shkallë-shkallë

Qëllimi kryesor ishte që nëpërmjet një shkallë të vogël operacionesh ushtarake dhe politike, të rrëzohej qeveria komuniste shqiptare. Në këtë proces Shqipëria do të ndëshkohej për çështjen e Kanalit të Korfuzit dhe për lejimin e përdorimit të truallit të saj nga ana e komunistëve grekë. Më pas, ekzistonte një dëshirë që ky vend ti kthehej prapë demokracisë së mbështetur vite më parë nga Presidenti Uillson.

Gjithashtu efektet e tjera të jashtme do të ishin: këputja e hallkës me të dobët të bllokut Stalinist nga zinxhiri. Stalini do të ndëshkohej për shkatërrimin e demokracisë në Çekosllovaki, përpjekjet e tij për të ngordhur urie Berlinin Perëndimor dhe gjithashtu për ekzekutimin e figurave nacionaliste në bllokun sovjetik dhe për ndihmën që u dha forcave komuniste në Greqi. Prishja e planeve të Stalinit për kontrollin e hyrjes në Adriatik paralajmërimi që ky i fundit të mos ndërmerrte ndonjë raprezalje kundra devijimit të Titos.

Ndërhyn SHBA-ja

Ekzistonte një problem. Anglia vërtet kishte dëshirën e mirë, ekspertizën dhe mjaft baza në Mesdhe vetëm qindra milje nga objektivi, por ishte akoma me pasojat e pasluftës dhe nuk kishte para. Komiteti rus vendosi më 16 dhjetor që nuk mund të vazhdohej ky plan pa ndërhyrjen dhe koordinimin e SHBA. Mund ta diskutonin këtë dhe me qeverinë Kanadeze por kurrsesi me qeveritë e Europës. Më 13 Shkurt 1949, Frank Roberts i komunikoi komitetit që Ernest Bevin kishte rënë dakord që të shkëpuste Shqipërinë nga orbita. Vendimi u mor dhe më vonë një delegacion britanik fluturoi në Uashington për një takim tre ditor me palën amerikane. Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e Robert Joyce nga departamenti i shtetit dhe shefi operativ Frank Wisner. Një nga faktorët nxitës për operacionin, u diskutua në takim ishte neutralizimi i bazave ushtarake ruse. Kishte dhe faktorë të tjerë të cilët i jepnin kuptim operacionit. Një operacion i suksesshëm në Shqipëri do të ngrinte moralin e forcave antikomuniste nëpër të gjithë Perandorinë komuniste duke inkurajuar ata të mendonin që Perëndimi do tu jepte mbështetje të plotë ushtarake dhe politike. Luftëtarët guerrilas do të përhapeshin në gjithë vendet komuniste dhe do të fillonin luftën në terren, e cila do të çonte në kundrarevolucione masive në të gjithë Europën Lindore. Kush do të ishin gueriljet atëherë? Nuk ishte problemi të çoje Amery, Smiley, Northtrop, Kemp ose Simcox në Shqipëri. Kjo do të thoshte fillimi i një lufte të nxehtë. Bëhej fjalë për një luftë të ftohtë. Ky operacion duhej mbajtur sekret dhe agjentët e kapur në terren nuk duhet të identifikoheshin. Kapja e oficerëve britanikë nga qeveria e Tiranës do ta vinte në pozitë të vështirë qeverinë anglezë. Nuk mund të merrej ai rrezik.

Vijon nesër

 Shqipëria në vitet 1945-1948

 

1- Reforma agrare

Qeveria provizore e Enver Hoxhës u vetëvendos në Tiranë në Nëntor 1944 dhe vazhdoi të përmbushë qëllimet e veta deri në pikën ku oponentëve as që u kishte shkuar nëpër mend. Gjykatat popullore të drejtuara nga gjykatës pa shkollë dhe injorantë të nxitura nga turma të uritura për gjak të cilat kërkonin dënime me vdekje për “kriminelët e luftës”, një term i cili në praktikë përfshinte cilindo që kishte pikëpamje jokomuniste. Në Gusht 1945, dekreti i reformës së tokës hoqi të drejtën e pronës private, megjithëse deri atëherë pronarët e mëdhenj dhe të mesëm ishin pushkatuar ose kishin lënë atdheun.

2- Izolimi i besimeve fetare

Aktiviteti fetar po izolohej ngadalë. Në Dhjetor të 1945, zgjedhje të manipuluara u mbajtën pa praninë e opozitës dhe parlamenti i zgjedhur përbëhej komplet nga fanatikët komunistë.

3- Persekutimi i opozitarëve

Në janar 1946, dy intelektualë që kishin provuar të ngrinin një lloj opozite të vogël u arrestuan duke demonstruar se akti i tyre sado burrëror dhe kurajoz ishte i kotë. Gjergj Kokoshi dhe Suad Asllani pritën me kot që të gjenin mbështetje dhe mbrojtje nga përfaqësitë amerikane dhe angleze në Tiranë. (Misioni amerikan përfaqësohej nga Joseph Jacobs dhe Misioni britanik nga Hodgson).

4- Protestë pranë qeverisë shqiptare

Pas një letre të gjatë të Hodgson drejtuar Sekretarit të Jashtë Amerikan të Shtetit ku shkruante mbi “miniaturën e tmerrshme të terrorit tip sovjetik të 1917″ kundër komunistëve, katolikëve, jokomunistëve tregtarëve dhe të huajve, ky i fundit, Byrnes protestoi pranë qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare u përgjigj duke e shpallur Hodgson si person të padëshiruar dhe brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shqipëria.

5- Incidenti

Si duke mos mjaftuar ky akt, në Maj të 1946, në përgjigje të kërkesës të bërë muaj më parë nga qeveria britanike për të ngritur një mision të përhershëm britanik në Shqipëri, dy anije britanike, Orion dhe Superb, u qëlluan nga artileria shqiptare nga Saranda ndërsa ato po lundronin në kanalin prej tre miljesh të Korfuzit.

6- Ekzekutimet

Në 18 qershor 1946, Kokoshi, Asllani dhe 36 të tjerë u gjykuan në kinema Tirana nën akuzat e sabotazhit dhe spiunimit.

Të gjithë u dënuan dhe 9 prej tyre u pushkatuan.

7- Pengohet largimi i

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›