Plani i Mancinit, fillon me Balotellin

Roberto Mancini thuhet se do të filloj sot derbin ndaj Manchester United me Mario Balotellin në fushë nga minuta e parë.
Strategu Italian thuhet se do të inkuardojë sulmuesin Balotelli nga minuta e parë për shkak se ai mund të ndikoj psiqikisht në mbrojtjen e United. Madje Mancini do të lë në rezervë një sulmues si Tevez për të zgjedhur një sulmues që sivjet ka shënuar një gol në Premierligë.
Balotelli vitin e kaluar shënoj 2 herë ndaj United në fitoren 6 me 1, gjë e cila për Mancinin është një vetëbesim te lojtari dhe një frikë te kundërshtari./indeksonline/