E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra e hapur e Benitez

Rafael Benitez nëpërmjet rrjeteve sociale i ka shkruar një letër të hapur tifozëve të Chelseat. Benitez ka shfrytëzuar fitoren ndaj Sunderland për të lënë shpresë në ekipin londinez dhe tifozët e saj.

”Nga momenti që kam pranuar ofertën e Chelseat, unë kam shpresuar se do të vijë në këtë skuadër për të përmirësuar rezultatet. Kur pranova ofertën e Chelseat isha në një ligjërat që po mbaja në Abu Dabhi. Pas 2 seancave që mbajta unë debutova me kampionin, Manchester City. Pas 2 seancave tjera ne barazuam me Fulham. Humbëm pa meritë ndaj West Hame, ndërsa sigurova fitoren më të lartë të sezonit ndaj Nordsjaelland. Fitorja me Sunderland ishte një dëshmi se ne po përparojmë. Me këtë ritëm ne do të vazhdojmë edhe në Kupën e Botës ku shpresoj se do ta bëjë Chelsean skuadrën më të mirë në botë” deklaroi Benitez./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›