E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe: Pse jeni kundër nesh?

Mbrojtësi i Real Madridit, portugezi Pepe ka deklaruar se gabimet e gjyqtarëve gjithmonë janë të pranishme kur skuadra e tyre luan në fushë. Pepe tha se edhe ndaj Valladolidit Reali u dëmtua, duke përmendur një gol të anuluar nga Ramos.

”Nuk e kuptoj pse gjyqtarët janë kundër nesh. Goli i Ramos ishte i rregullt ndërsa u anulua nga gjyqtarët. Gjithmonë jemi viktima të gabimeve të gjyqtarëve. Pse gjyqtarët ndonjëherë nuk bëjnë gabime për të mirë ndaj nesh, vetëm nda dëmtojnë “ deklaroi Pepe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›