E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers takim me Topallin: T´i jepet fund krizës

Deklaratat e tij u bënë pas takimit që zhvilloi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, nga ku ka theksuar se bojkoti i Partisë Socialiste nuk është në interes të vendit. Takimi i zhvilluar në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, kishte për qëllim arritjen e një dialogu politik.

 “Dialogu t’i japë fund krizës politike dhe arrijë në një kompromis për të dyja palët. Bojkoti i Partisë Socialiste nuk është në të mirë të vendit”, theksoi Withers pas takimit.

Ashtu sikurse në të gjitha rastet e tjera të krizave politike, ambasadori amerikan i ka bërë një apel politikës shqiptare që të gjejë zgjidhje.

Takimi në selinë e Kuvendit zgjati rreth një orë, ndërsa në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, ai i OSBE-se, Bosch, si dhe ambasadari suedez e spanjoll.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›