E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi, Mediu: Shqipëria projekte për energjinë e erës

Mediu ishte i pranishëm në konferencën për prezantimin e "Komunikimit të Dytë Kombëtar të Shqipërisë në Konventën Kuadër te Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike" dhe "Politikat Shqiptare në Financimet e Karbonit".

"Shqipëria po përpiqet për një ekonomi me karbon neutral, duke rritur njëkohësisht kapacitetet për të përfituar nga tregu dinamik dhe në rritje të reduktimit të karbonit", theksoi ai, i cili tha se interes është shprehur nga vende të zhvilluara për reduktimin e emisioneve në këmbim të krediteve të karbonit në sektorët e pyjeve dhe energjisë në Shqipëri.

 "Qeveria e Shqipërisë i është përgjigjur poztivisht këtij interesi të materializuar tashmë me Marrëveshjen e parë për reduktimin e emisioneve (ERPA), e firmosuar me Fondin e Karbonit në Bankën Botërore, si dhe dy marrëveshje bashkëkëpunimi, të firmosuara me Qeveritë e Italisë dhe Danimarkës". tha Mediu. Sipas tij, ndonëse mbart pak përgjegjësi për gjenerimet globale të gazrave serë, Shqipëria pëson shumicën e pasojave mjedisore sociale dhe ekonomike, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

"Nevojat e Shqipërisë për adoptim në mënyrë që të përballojë ndryshimet klimatike janë të shumta dhe të ndryshme; ato shkojnë edhe në sektorë të tjetë si turizimi, zona bregdetare, bujqësia dhe ekosistemet", tha ministri i Mjedisit.  MMPAU po punon me programet e saj për t'iu përgjigjur si duhet këtyre pasojave dhe do të reflektojë rrezikun e ndryshinmeve klimatike në planet e zhvillimit lokal dhe kombëtar.

Ndërkohë, menaxhimi modern i mbetjeve dhe riciklimi i tyre, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe rehabilitimi i terreneve të ndotura, mbrojtja e burimeve pyjore dhe ujore, menaxhimi i duhur i zonave të mbrojtura janë vetëm disa nga pikat e punës së MMPAU dhe Qeverisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›