Plani i daljes nga kriza Nga Mimi Kodheli
Opozita dhe ekspertet vendas e nderkombetare parashikuan, nje vit e gjysme me pare qe atehere kur kriza globale filloi te ndihej thelle edhe ne Shqiperi, se rikuperimi i ekonomive, qofte evropiane qofte te rajonit, do te mund te fillonte vetem pas vitit 2014. Ky fakt i detyroi ekonomite evropiane dhe qeverite e tyre te merrnin masa drastike. Por i njejti fakt nuk e ndaloi aspak qeverine Berisha-Bode te priste shirita inaugurimi dhe te bente shpenzime te shfrenuara elektorale qe ja kaluan cdo logjike ekonomike. Pastaj kur kryeministri nuk pyet as ministrin e tij te financave, punet shkojne keq e me keq.
Por e keqja s'ka fund thote populli. Qeveria i beri gabim llogarite e parashikimit te rritjes se PBB te pretenduar dhe te parashikuar me aq populizem e jo-profesionalizem ne fund te 2009-s. Qeveria kishte detyrimin ligjor dhe moral te vinte ne kuvend e te miratonte realizimin dhe zbatimin e Ligjit "Per Buxhetin e Shtetit 2010" per gjysmen e pare te vitit, perpara se te sillte shkurtimet ne buxhet si dhe te ndryshonte zyrtarisht rritjen e PBB i cili nga i llogaritur 6%, sipas statistikave zyrtare do te shkoje ne 3,8%, nderkohe qe ekspertet me optimiste e parashikojne ate te rritet maksimumi me 2,6%, por nuk e plotesoi kete detyrim! Nderkohe, kjo do te sjelle si pasoje nje deficit buxhetor gjithnje e me te larte.
Qeveria ka qene e paafte te mbledhe te ardhurat ne te pakten 27 miliarde leke, megjithese u ka kerkuar shume e shume subjekteve tatim-paguese te avancojne paradhenie me pagesat e taksave, gje qe me ben te besoj se ajo do te vije serish per shkurtime ne buxhet, qe ne shtator te ketij viti. Te gjithe zerat e te ardhurave jane me mosrealizim dhe kjo per shkak te krizes se pa pranuar, per shkak te korrupsionit galopant dhe mungeses totale te profesionalizmit ne mbledhjen e tyre. Kjo do te thote se te ardhurat nuk do te jene ne gjendje, as ne muajt ne vazhdim, te ushqejne shpenzimet ne rritje. Shume prej shpenzimeve, e shohim qe sot, qe jane ne risk. Eshte e vertete se manovrat fiskale, sidomos ne kushte krize, jane te nevojshme, por nje qeveri qe shkurton buxhetin mesatarisht ne 10% dhe qe shkurton investimet ne 27%, ose gati 3 here me shume, eshte nje qeveri ne krize te thelle. Ju po ulni shpenzimet, por pa bere nje analize te plote per prioritetet, pa u turperuar fare kur thoni se do nderprisni cdo celje te re fondi nderkohe qe ju jap vetem nje shembull: vetem nderhyrjet ne infrastrukture per shkak te emergjencave civile duhet te jene me dhjetera per te mos thene me qindra. Ka zera te buxhetit qe do t'i shkurtoni mbi 60%, zera qe jane prioritetet e prioriteteve nderkohe qe edhe keshtu sic jane pa shkurtime, jane per te ardhur keq, si jane per shembull arsimi, apo shendetesia.
Ne nuk mund te biem dakord per ulje as edhe te nje qindarke fondesh per arsimin, shendetesine, por as dhe per bujqesine. Gjithashtu, ne nuk mund te pranojme uljen e shpenzimeve per ndihmen ekonomike, kompensimin e energjise per shtresat ne nevoje, per te papunet.
Qeveria duhet te vinte ketu me nje plan te qarte te daljes nga kriza e jo me nje buxhet te ri qe do ta coje krizen me prane familjeve shqiptare dhe njerezve. Nderkohe, qeveria dhe kryeministri i saj kane genjyer dhe vazhdojne ta bejne kete, sa here qe u jepet rasti megjithese situata e vendit eshte realisht kritike. Sigurisht qe ne nuk presim te kete ndonje reagim pozitiv apo transparence ndaj situates ne perkeqesim, pasi keshtu bete dhe ne fund te vitit qe kaloi. Shperfillet opoziten dhe keshillat e saj, ndersa jeni i vetmi parlament qe aso kohe, kaluat ndryshimet ne buxhet bashke me 11 ligje te tjera brenda nje ore.
Por po vazhduat keshtu, nuk do te mund te genjeni dhe per gjate.
*Fjala ne Kuvend e nenkryetares te Komisionit te Ekonomise