E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e sesionit dhe Ligji i SHISH Besnik Rama

Kuvendi i Republikes se Shqiperise zyrtarisht ka bere me dije qe do mblidhet diten e hene per te zhvilluar seancen e fundit parlamentare per kete sesion kuvendor, duke e mbyllur kete vit ne nje menyre, (sic kam thene edhe ne nje shkrim te meparshem), VERE e “NXEHTE”. Nga burimet zyrtare seanca pritet te filloje ne ora 09:00 te mengjesit dhe akoma nuk eshte bere e ditur se cili do jete rendi i dites se punimeve per kete seance plenare. Te gjitha gjasat jane qe mes shume e shume nismave te mbetura pezull, do jete edhe ajo mbi ndryshimet ne ligjin mbi Sherbimin Informativ Shteteror. Pritet te shikohet qendrimi qe do mbaje mazhoranca e vendit tone nese do i miratoje apo jo ndryshimet e ketij ligji pavaresisht kundershtimit te NATO-s apo do ta shtyje per nje moment tjeter shqyrtimi ne muajin shtator kur celet zyrtarisht edhe sesioni i ri i punimeve ne Kuvendin e Shqiperise.
Si nje qytetar europian, si nje diplomat por edhe si nje njeri qe per gjera te rendesishme qe kane te bejne me vendin tim nuk kam lene moment pa komentuar, edhe kesaj radhe nuk do ishte larg syrit tim debati i ashper qe po zhvillohet ne vendin tim, ne Shqiperine e dashur. Vendimi i pritshem i GJND-se per Kosoven na gezoi jashtezakonisht shume, porse qenka e thene qe ne shqiptaret duhet te jemi perhere ne debat e siper e te mos rrime te qete ne asnje moment. Qetesia dhe kenaqesia e vendimit te GJND-se per Kosoven do prishej menjehere, pasi nuk ishte aspak e lehte thirrja per ne Gjykaten e Hages e z.Haradinaj, nje nder lideret kosovar. Por debatet e trysnite ne trevat tona nuk ngelen ketu, pasi “ngerci” pozite - opozite ne Republiken e Shqiperise eshte akoma i “nxehte”. Se fundmi, beteja per ligjin e SHISH ka ndezur gjakrat mos me keq, sa edhe ne po dyshojme duke pyetur veten “Valle kaq interes i jashtezakonshem per kete ceshtje?” “Kush valle perfitoka kaq shume nga ndryshimet apo jo ndryshimet”? “Valle eshte pretekst i sajuar nga opozita se amerikanet nuk e duan kete ligj apo mazhoranca nuk po e qan koken fare?” ….
T’iu them te drejten shume intelektuale te diaspores gjate bisedimeve per kete ceshtje me thone nder te tjera se na ka humbur besimi tek politikat e opozites dhe nuk besojme edhe kesaj radhe tek ajo. Kjo opozite eshte destruktive dhe se cfaredo projektligji te hedhe me vote ne parlament pozita, reagimi qe do shikojme nga opozita do jete i njejte. Normalisht, vote kunder cdo nisme. Kjo e ben edhe situaten me delikate, pasi nese vertete amerikanet jane kundra ketyre ndryshimeve ne nuk duhet ne asnje menyre qe te biem ndesh me to. Jo se ato duhet te vendosin per ceshtjet tona, porse keshillat e tyre sidomos ne vitet e fundit kane pasur me shume vlera pozitive sesa negative. Dhe ne si nje vend i lire e demokratike, pjese e NATOS-s dhe prane integrimit te metejshem europian duhet medoemos qe kete ceshtje ta ndjekim me nje maturi te qarte politike dhe deputetet e Kuvendit duhet te dalin me nje ligj sa me te mire dhe ne menyre unanime. Mendoj se kesaj radhe eshte menyra me e mire e mundshme, pasi do ishte nje vullnet me i gjere dhe keshtu perendimoret do mbesin te kenaqur nga menyra e zgjidhjes qe ne i bejme problemeve tona.
Korriku ne te 26-en dite kalendarike te tijen per kete vit pritet te sjelle ndoshta perplasje te reja ne Kuvend, por mundet qe te kete edhe nje ane tjeter te medaljes. Duke hedhur veshtrimin nder vite shohim se perhere lideri i mazhorances aktuale ka ditur te mbylle llogarite dhe gojet “llafazane” sic duhet, andaj mund te kemi edhe nje bashkim votash te LSI me PD-ne dhe ligji mund te miratohet se bashku me ndryshimet qe jane publikuar. Mendoj qe eshte ne favorin e jetes politike dhe ne te mire te demokracise ne vend qe ky ligj te kaloje neser per miratim, pasi zvarritja do nxehte edhe shtatorin e ardhshem. Shume nisma te propozuara nga mazhoranca qeverisese jane bllokuar, shtoi faktin qe pritet te kemi edhe propozimet e reja te Presidentit te Republikes per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese ku prej kohesh kane ngelur vende vakante, e sikur te mbese edhe ky ligj i shtyre ne nje moment tjeter do krijonte nje klime jo te pershtatshme per ecurine e reformave ne vendin tone. Sot me shume se kurre, shqiptaret po fitojne terren ne rajon e me gjere por keto fitore tonat mund te jene edhe me te medha nese gjuha e politikes sone eshte me produktive dhe konstruktive. Ne shqiptaret e diaspores japim ne menyre unanime mbeshtetjen tone te fuqishme qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpejt dhe qe seanca e dites se neserme te sjell zhvillimet e duhura.
Ne cdo vend te botes moderne demokratike mandatet e cdo zyrtari jane te orientuara dhe te detajuara. Cdo zyrtar eshte i mandatuar ne nje interval kohor te percaktuar. Keshtu qe edhe vendi yne nuk ka pse te beje perjashtime nga keto vende europiane, pasi vizioni yne atje eshte i destinuar te perfundoje. Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha e tha dje ne nje prononcim per median ne menyre te qarte idene qe edhe ne demokratet e Gjermanise po diskutonim e kishim rene ne nje mendje, qe ideja per mandatimin e kreut te SHISH-it duhet bere nje ore e me shpejt. Iku koha e “xhaxhit” ku individi ishte i perhershem ne fronin e tij madheshtor, sot duhet te jemi te integruar, perderisa pretendojme te shkojme ne familjen e madhe europiane. Pozita dhe Opozita kesaj radhe duhet te bashkohen dhe ndryshimet e ligjit te SHISH duhet te behen ne perputhje te plote me standardet e kerkuara dhe ne menyre keshilluese me NATO dhe NOE. Ne piken qe mandati i kreut te SHISH te jete i legjitimuar besojme qe edhe ato jane dakord, nese ka nje pike tjeter ajo duhet shqyrtuar menjehere.
Se fundmi, ashtu sic e kemi shprehur edhe me perpara se ne cdo hap te vendit, ne cdo nisme, ne cdo vendim patjeter qe diaspora do jete e gatshme ta mireprese. Perderisa dicka del nga jeta politike dhe me vullnetin e shumices se kartoneve ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise duhet ta mirepresim qe te gjithe faktoret politike e apolitike. Nese politika jone do vihet ne pergjegjesi te plote shoqerore ajo do arrije te jete mjaft produktive, duke filluar edhe nga seanca e neserme me vendimin qe do ndermarri.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›