E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i ri i SHBA-së për Afganistanin

Plani i ri i SHBA-së që parashikon dërgimin e 17 mijë ushtarëve në fazën e parë në Afganistan u prit me kënaqësi në Afganistan dhe Pakistan. Të dyja vendet këtë plan e cilësuan si të rëndësishëm për rivendosjen e stabilitetit në rajon.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, në një konferencë për shtyp të organizuar në Kabul deklaroi se strategjia e re e Amerikës është e pranueshme për vendin e tij dhe se është më e mirë seç pritej. Hamid Karzai tha që ky plan i ri do të ndihmojë në zvogëlimin e dhunës dhe rivendosjen e stabilitetit në vendin e tij. Karzai tha: "Përfshirja e rolit të Iranit në rajon në plan të ri është një hap i rëndësishëm dhe ky zhvillim është një rast i rëndësishëm për Afganistanin".

Edhe Presidenti i Pakistanit, Asëf Ali Zerdari tha që kanë pritur me kënaqësi planin e ri dhe se do të vazhdojnë luftën kundër terrorit.

Presidenti i SHBA, Barak Obama kishte thënë se synimi prioritar në rajon është që të eliminohet kërcënimi i Al Kaides dhe Talibanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›