Bota në orën e errësirës
Në 88 vende, 4 mijë qytete u mbuluan në errësirë për një orë me rastin e Protestës së Orës së Botës që këtë vit organizohet për të dytën herë sipas iniciativëes së Fondacionit të Jetës së Egër. Që nga një qendër kërkimore në Antarktikë e deri tek Piramidat e Egjiptit nëpër shumë vende të botës, gradaçelat dhe simbolet më të famshme botërore i shuajtën dritat për 60 minuta.
Kjo protestë ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj rrezikut global të ndryshimeve të klimës duke i fikur dritat përdorimi i të cilave shpesh herë është i pa nevojshëm.
Ndërkohë që vitin e kaluar në këtë protestë morën pjesë 400 qytete, këtë vit pjesëmarrja u rrit në 4 mijë. Kina e cila mori pjesë për herë të parë në këtë aktivitet shoi dritat e Stadiumit Olimpik tashmë tepër të njohur.
Kurse në Itali dritat e Koloseut i fiku futbollisti i famshëm i Romës Françesko Toti.
Kjo protestë tregoi se nëpër botë njerëzit sa vijnë dhe po i japin më tepër rëndësi mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike.