E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i senatit krijon rrugë të vështirë drejt legalizimit

Gazeta Shqip

Emigrantët

Propozimi përdor një gjuhë të kujdesshme për të thithur mbështetjen e republikanëve

emigrimi shbaNjë ligj për emigracionin që po shkruhet në Senat synon të eliminojë pothuajse të gjitha kalimet ilegale në kufirin e SHBA-së me Meksikën, ndërsa do të ruajë një axhendë 13-vjeçare për legalizimin gradual të emigrantëve që sakaq jetojnë në SHBA, bëri të ditur një burim për agjencinë Reuters.

Gjuha e përdorur në ligj është e kujdesshme dhe synon të tërheqë mbështetjen e republikanëve në kongres për një legjislacion gjithëpërfshirës për emigrimin. Demokratët, nga ana e tyre, i shohin emigrantët si burim votash dhe synojnë të legalizojnë sa më parë 11 milionë njerëz duke i dhënë nënshtetësinë.

Ideja është krijimi i një kuadri për të bllokuar vrimat në zonat kufitare nga ku hyjnë emigrantët e paligjshëm. Një grup bipartizan me tetë senatorë demokratë dhe republikanë, po shkruajnë ligjin dhe shpresojnë ta përfundojnë atë brenda pak ditësh.

Sipas një marrëveshjeje në baza të gjera mes grupit, Departamenti i Sigurisë së Brendshme do të ngarkohet me detyrën për zhvillimin e planeve për bllokimin e pothuajse të gjitha kalimeve kufitare ilegale. Siguria kufitare do të lidhet me shtegun drejt nënshtetësisë dhe standardet do të përcaktohen nga Kongresi. Sapo plani për kontrollin e kufirit do të dorëzohet dhe miratohet në Kongres, qeveria do të ketë të drejtë të japë status ligjor për emigrantët ilegalë. Agjencisë do ti jepen 3 miliardë për të zbatuar planin menjëherë. Objektivi do të jetë ndalimi i 90 për qind të emigrantëve ilegalë.

Nëse agjencia nuk arrin këtë objektiv brenda një viti, një komision do të fillojë të marrë hapa shtesë për të ndaluar qëndrimet më të gjata nga afati i vizave dhe kalimi ilegal i kufirit. Qeveria federale do të japë 2 miliardë dollarë të tjera për të arritur këta objektiva sigurie. Mbi 1.5 miliardë dollarë do të jepen për ndërtimin e murit të ndalimit përgjatë kufirit. Në total do të shpenzohen 6.5 miliardë dollarë për sigurinë.

Në mënyrë që Kongresi republikan të lejojë legalizimin e 11 milionë emigrantëve, të cilët aktualisht kanë leje të përkohshme që i morën vitin e kaluar, disa kushte në lidhje me sigurinë kufitare do të duhet të plotësohen.

Grupi bipartizan po synon aktualisht të tërheqë edhe miratimin e disa anëtarëve hispanikë të kongresit. Shumica e emigrantëve ilegalë në SHBA janë hispanikë. Një propozim tjetër në diskutim është rritja e kuotës së vizave për punëtorë të përkohshëm në bujqësi nga 50-70 mijë që është aktualisht në mbi 200 mijë në vit.

Plani i senatit krijon rrugë të vështirë drejt legalizimit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›