Plani izraelit për një “ishull artificial” – Jeta Gani: Izraeli nuk sulmon popullin, por terroristët e Hamasit

Izraeli ka shokuar ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dhe shkak për këtë është një propozim që ka ardhur nga shefi i diplomacisë së shtetit izraelit, Izrael Katz, në takimin e rëndësishëm në Bruksel për paqen në Lindjen e Mesme. Sipas planit të Izraelit, të gjithë palestinezët e enklavës mund të zhvendosen për në atë që po konsiderohet gjerësisht si “një ishull artificial”.
Për të folur mbi këtë temë në një lidhje me Skype, Jeta Gani, drejtuese dhe organizuese në një shkollë në Izrael shumë pranë kufirit me Rripin e Gazës tha se Izraeli nuk e sulmon popullin gjithashtu ajo theksoi se Hamasi nuk e lejon popullin e tij të largohet në mënyrë që ti tregojë botës se çfarë po bën Izraeli.
“Nëse terroristët janë të fshehur në shtetin e tyre të dytë nëntokësor që ndodhet në Gaza sot, i cili ka ndërtuar kilometra të tërë nën tokë, ka qindra spitale për 2 milion njerëz, ato nuk janë spitale por janë baza ushtarake. Izraeli nuk sulmon por kundërsulmon që të vetëmbrohet. Hamasi ka ndërtuar bazën e vet për 20 vjet nëntokë, në të gjithë Gazën, atëherë Izraelit do ti duhet një luftë shumë e madhe derisa sa të zhduket Hamasi.
Vetëm dje Hamasi, vrau 23 ushtarë të moshave 19-23 vjeçar. Izraeli nuk e sulmon popullin, ai e lajmëron popullin, i thotë të largohet sepse poshtë pallateve të njerëzve janë tunelet e Hamasit. Hamasi nuk e lejon popullin e tij të largohet, Hamasi e përdor popullin e tij si vegël për ti treguar botës “ja çfarë bën Izraeli”, tha Jeta Gani.
/rtsh.al/