E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga mbeshtet operacionin ne Veri


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në kuadër të funksioneve të veta kushtetuese i dha mbështetje të plotë planit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit qeveritar për Marrëdhëniet Tregtare me Serbinë.

Me t’u kthyer nga vizita treditore shtetërore në Hungari, Jahjaga priti në takim kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili e informoi për planin operacional të Qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e pikave doganore në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Presidentja e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që të përkrahin këto masa të Qeverisë, ndërsa nga autoritetet e Serbisë që të heqin dorë nga manipulimet me ndjenjat e qytetarëve dhe të respektojnë marrëveshjet DoganatPlani operacional në veri, nuk ka incidente të rënda Kosovë, nis operacioni në Veri "Veriu", Thaçi: Ruani qetësinë, nuk do ndalemi për të cilat vetë kanë rënë dakord në dialogun e zhvilluar në Bruksel.

Edhe nga spektri politik kosovar vijnë thirrje për vendosmëri. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës lëshoi një komunikatë me të cilën inkurajon institucionet e Republikës së Kosovës, sikurse edhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë, KFOR-in dhe EULEX-in, që me kujdes dhe me vendosmëri të realizojnë përmbushjen e qëllimit legjitim dhe demokratik të vendosjes së oficerëve policorë dhe doganorë në vendkalimet kufiare 1 dhe 31.

Më herët një deklaratë lëshuan edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilët kanë biseduar gjatë ditës me kryeministrin Thaci. Ambasadorët shprehën mirënjohjen e tyre për mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar me partnerët e saj ndërkombëtarë, në veçanti me KFOR-in dhe EULEX-in gjatë përgatitjeve për këtë hap të rëndësishëm për Kosovën. Ambasadorët kanë nxitur qeverinë që të vazhdojë këtë bashkëpunim për të konsoliduar autoritetin e Kosovës në porta gradualisht dhe qetësisht gjatë një periudhe kalimtare. Ambasadorët përsëritën mbështetjen e qeverive të tyre për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, përfshirë edhe në veri, duke shtuar po ashtu se ne duhet të punojmë së bashku për të shpejtuar përpjekjet për të rivendosur sundimin e ligjit edhe në pjesën tjetër të veriut. Ambasadorët theksuan se çelësi i suksesit i të gjitha këtyre përpjekjeve ishte këshillimi dhe marrëveshja në mes të qeverisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Këshilli i Sigurimit, seancë me dyer të mbyllura për Kosovën
Këshilli i Sigurimit është duke mbajtur një seancë me dyer të mbyllura lidhur me gjendjen në Kosovë, në të cilën po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme. Instalimi i pakuptueshmërisë
Alma Lama - Shoqëria në Kosovë po rrezikon të futet në një nivel të rrezikshëm të pakuptueshmërisë. Debati që po zhvillohet këto ditë, për prodhimin e të cilit është punuar prej disa vitesh mbi “liritë” fetare tenton të prodhojë një atmosferë të pakuptueshmërisë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore apo të interesave, komuniteteve fetare dhe jofetare, grupmoshave të ndryshme e po kështu të raporteve mes individit dhe shtetit. KS diskuton për veriun e Kosovës
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.

Lajmet kryesore

Plani operacional në veri, nuk ka incidente të rënda
Rexhepi: Policia e Kosovës dhe EULEX në kufi
Këshilli i Sigurimit, seancë me dyer të mbyllura për Kosovën
Forca të Armatosura për “varrezat e makinave”
"Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
KLD: Të zbulohen vrasësit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›