E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtari Nasi Lera sapo ka botuar romanin e tij Syte e Sofise

Shkrimtari i njohur shqiptar Nasi Lera, sapo ka botuar romanin e tij më të fundit “Sytë e Sofisë”.

Autori e cilëson si një rrëfim i të përditshmes shqiptare.

Muza e frymëzimit të kësaj vepre janë prindërit e tij, por vepra merr diapazon më të gjerë.

Ky roman i ka fillesat e tij këtu e 6 vite më parë.

Autori na thotë se është një vepër e sinqertë.

Personazhet e romanit, sipas Lerës, nuk kane kufij kohore e fizike, sepse dramat e tyre janë edhe tonat. “Sytë e Sofisë” vjen për shkrimtarin pas vëllimit me tregimeve “Ulërima e Heshtur”.

Lera thotë se shkrimtari është gjithnjë në opozitë me realitetin.

Shkrimtari i njohur shqiptar i cili ka shkruar në dy kohë, në atë të komuniste dhe në demokraci.

Thotë se nuk ka kufij se kur shkruhet letërsi më e mirë, por vë në dukje se edhe në lirinë e të shkruarit duhet ruajtur sensi i masës.

Shkrimtari korçar është nderuar edhe me çmime të rëndësishme.

Lera është i njohur si prozator për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar tregime, novela, romane.

Veprat më të njohura janë: "Të jetosh kohën, "Tregime të zgjedhura", "Sytë e dashurisë", "Treni ecte drejt dëborës", "Nata premierë", "Baladë për vetveten", "Orët e qytetit të vogël" .

Një kontribut të madh ka dhënë edhe në përkthimin e letërsisë si “I Huaji” i Kamysë dhe shkrimtarit novelist, Jose Saramago.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›