Plani per grabitjen e bankes me tunel

Pese persona dyshohet se eshte numri i personave qe kishin planifikuar nje grabitje hollivudiane. Behet fjale per grabitjen e filialit te bankes Intesa San Paolo qe eshte parandaluar nga policia e kryeqytetit e cila ka nderhyre duke arrestuar dy persona. Ata jane kapur ne oret e para te mengjesit teksa po punonin ne tunelin per te kaluar brenda bankes. Plani i tyre ishte ideal per vjedhjen e kesaj banke por zhurmat mungesa e aktivitetit tregtar prej kater muajsh ne ambientin me qira dhe pluhurat e rena ne bodrumin e pallatit ku ndodhej arshiva e bankes i kane tradhtuar duke iu kushtuar shume.
Gjithcka ishte planifikuar kete muaj. Dy personat e arrestuar Tahir Beleku dhe Taulant Troplini te dy me precedente te meparshem penale ne bashkepunim me tre persona te tjere mendohet se jane anetaret e grupit. Troplini mendohet se eshte truri i ketij grupi i cili duke bashkepunuar me te tjeret qe ende nuk jane arrestuar ku sipas te dhenave nje prej tyre ka udhetuar jashte shtetit dje kane bere skicen e kesaj grabitje. Fillimisht ata kane marre me qira nje ambient jo shume te madh pas bankes Intesa San Paolo qe ndodhet te Rruga e Barrikadave. Dyqani ndodhej pikerisht te rruga perbri Prokurorise se Pergjithshme e cila te nxjerr te Kafe Europa. Dyqani ishte perbri nje lokali pasi ishte planifikuar qe edhe zhurmat te mos degjoheshin per shkak te zhurmes se lokalit. Ambienti i cili nuk eshte perdorur per asgje eshte marre me qira kater muaj me pare. Kjo ka sjelle dyshimet e para duke vene ne vezhgim te arrestuarit. Pas marrjes me qira grupi ka fokusuar banken ku mendohet dhe po verifikohet se kane hapur numra llogarish me qellim per te studiuar terrenin.
Pasi kane studiuar terrenin ata kane pergatitur planin e grabitjes. Per kete kane menduar te hapin tunel nga ambienti i tyre i marre me qira deri tek arshiva e bankes qe ndodhet ne bodrumin e pallatit. Madje plani ishte qe te kryenin grabitjen aq lehte pa u vene re nga askush. Keshtu duke mbledhur vegla profesionale madje duke vendosur edhe doreza plastike qe te mos linin gjurme ne asnje vend ata kane nisur te hapin tunelin. Per hapjen e tunelit ata kane vendosur te punojne vetem gjate nates. Keshtu me mjetin e tyre kane derguar gjithe veglat brenda ambientit te marre me qira dhe makinen e kane lene prane me qellim qe te largonin thaset me inerte pa u vene re nga askush. Duke perdorur shume mjete plastike me qellim per tiu shmangur zhurmave kane hapur nje pjese te vogel te tunelit. Nga te dhenat mesohet se puna per hapjen e tij ka nisur tri dite me pare.
Policia deklaroi se kishte nje muaj qe kjo ceshtje po hetohej. Ne keto kushte policia ka vendosur sherbime per te vezhguar dhe duke hetuar ne bashkepunim me forcat e sigurise se bankes kane konstatuar se ata po tentonin ta grabisnin ate. Sipas te dhenave punonjesit bankes kane gjetur pluhura ne ambientin e arshives ku ishte instaluar edhe nje kamere me regjistrues me qellim per te studiuar levizjet e kontrollit. Dje ne mengjes policia ka organizuar operacionin Urith duke vene ne pranga dy prej tyre dhe duke shpallur ne kerkim tre te tjere. Vete drejtori i policise se Qarkut te Tiranes Tonin Vocaj ka dale ne nje konference per shtyp per kete goditje duke konfirmuar se ka edhe bashkepunetore te tjere por nuk ka dhene ndonje numer sesa jane ata. Gjate deklarates se tij Vocaj u shpreh se u arrestuan ne flagrance Tahir Ismail Beleku 50 vjec lindur e banues ne Tirane me precedente te meparshem penale dhe Taulant Xhelal Troplini 36 vjec lindur e banues ne Tirane i proceduar me pare per vepren penale te vjedhjes me arme. Keta shtetas per nje periudhe 4-mujore kishin marre me qira nje ambient pas filialit te kesaj banke me synim hapjen e nje tuneli qe te con ne ambientet e brendshme te bankes. Pas nje hetimi njemujor i realizuar me metodat speciale te hetimit u arrit kapja ne flagrance e tyre ne bashkepunim me Forcat Repartit RENEA gjate momenteve te kryerjes se punimeve per hapjen e tunelit i cili ishte i hapur ne ate mase dhe kishte kontakt vizual me ambientet e bankes deklaroi Tonin Vocaj.
Sipas tij ne bashkepunim me Sherbimin e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike te bankes u be ndjekja e informacionit dhe finalizimi per kapjen e tyre. Ne vendin e ngjarjes ne cilesine e proves materiale u sekuestruan nje pako me doreza me synim moslenien e gjurmeve kamera me fibra optike video-regjistrues radio komunikimi ne distance pajisje oksigjeni per prerjen e metaleve automjeti tip Mercedes Benz gershere metalprerese mjete dhe vegla pune te ndryshme me bateri dhe energji elektrike si dhe mjete prej gome. Autoret i perdornin ato per hapjen e tunelit pa krijuar zhurme. Goditja e dy te arrestuarve ka qene e shpejte pas nderhyrjes se RENEA-s. Sipas te dhenave RENEA ishte thirrur pasi mendohej se personat e arrestuar mund te ishin te armatosur dhe te kunderpergjigjeshin me arme. Sipas kreut te policise kryeqytetase nga informacionet e deritanishme nuk rezulton se grabitesit kane lidhje te dyshimta me stafin e bankes. Aktualisht vazhdon puna per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete veper penale nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise.