E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani për integrimin, PD-PS konsensus për 12 kushtet e BE

Mazhoranca dhe opozita i ka vënë përfundimisht vulën një plani që sjell në zbatim atë që është rënë dakort në një marrëveshje politike që në konferencën e kryetarëve të 14 nëntorit. 12 kushtet e BE-së do të jenë tashmë një prioritet i të dy palëve por me një plan të mirëmenduar nga komisioni i integrimit dhe Ministria e Integrimit.

Por pavarësisht dakortësisë unanime për këtë proçes hijet e ngërçit dy vjeçar nuk kanë munguar të shfaqen mes palëve.
Si rrallë herë në këtë komision ka qenë i interesuar direkt për plotësimin e kritereve të BE-së ambasadori Ettore Sequi.
 

Në këtë mënyrë pritet që brenda këtyre ditëve të konkretizohet plani i veprimit me hapa të caktuar qartë, dhe sipas parashikimeve të bëra në komsion në mesin e muajit shkurt të vitit të ardhshëm vendi ynë të depozitojë në një draft për planin e punës për proçesin integrues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›