Rama për Avokatin e Popullit: Gur themeli për shtetin e së nesërmes
Ka përfunduar seanca dëgjimore për 12 kandidaturat për Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste.
Pas mbarimit të kësaj faze kreu i PS-së Edi Rama, pjesmarrës në këtë proces deklaroi për Ora News se ka pasur një paraqitje dinjitoze dhe shumë cilësore kandidatësh. Më tej ai theksoi se ky sistem i ri përzgjedhje i hap rrugën një të ardhmje ligjore ku institucionet nuk do të jenë më militant partiakë por do ti shërbejnë me përpikmëri qytetarëve.
“ Komisioni përzgjedhës është në vështirësi pasi kishte një numër të konsiderushëm kandidatësh me një paraqitje dinjitoze dhe cilësore me një lokuencë të vlerësueshme. Kam besim se komisioni përzgjedhës do të jetë në lartësinë e kësaj sfide . Në këtë mënyrë ky proçes do të jetë një gurë themeli për shtetin e së nesërmes. Do tu japim shqipëtarëve institucione që i shërbejnë qytetarit dhe jo partive”.
Pas seancës dëgjimore është parashikuar edhe një kohë pyetjesh rreth 10 minuta nga ana e komisionit. Kjo do të jetë koha e pyetjeve nga ana e Komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.