Korcë, komuniteti rom dhuron gjak
KORCE- Dje dhe sot, dhjetëra anëtarë të shoqatës së komunitetit rom “Disutni Albania” në Korçë, dhuruan gjak për nevojat e spitalit shtetëror rajonal të qytetit.
“Zgjodhëm pikërisht Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe atë të Shëndetit Publik, me këtë nismë humane, thotë për kryetari i shoqatës, Arben Kosturi, për t'i dhënë një mesazh të thjeshtë shoqërisë sonë, se që të marrësh, duhet të japësh. Dhe ne romët dimë edhe të japim”.
Sipas tij, te rinjtë romë e dinë se që të japësh gjak falas, do të thotë të shpëtosh jetë njerëzish. Për këtë ata do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të dhuruar gjak.
Sekretari i Kryqit të Kuq të Shqipërisë Dega Korçë, Mikel Vllahu, duke përshëndetur shoqatën e komunitetit rom “Disutni Albania”, vlerësoi rëndësinë e madhe që ka dhurimi i gjakut për të plotësuar nevojat e mëdha që ka spitali për të përballuar operacionet dhe aksidentet. “Do t’ju përmend rastin më të fundit me dy të rinj emigrantë që u shtruan në spitalin e Korçës para dy ditësh, me hemoragji të madhe e që për t'i shpëtuar nga vdekja u deshën gjashtë flakone gjaku. Mendoni një cast sikur të mos i kishim ato. Veprimtari e tilla te këtij komuniteti për të dhuruar gjak, le t'i shërbejnë si nxitje më shumë se kujt instituticioneve të qarkut, të cilat kohët e fundit e kanë harruar performancën e tyre humane”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)