Plani urbanistik, Basha diskutime me grupet e interesit
Bashkia e Tiranës ka mbajtur takimin e parë, konsultativ për planin urbanistik të Tiranës, me grupet e interesit dhe JICA-n. Në fjalën e tij kryebashkiaku Lulzim Basha deklaroi se qyteti i Tiranës ka përpara shumë sfida, sic janë mbetjet urbane, ku do të mund të depozitohen vetëi për tre vite, mjedisi, menaxhimi i trafikut, shtimi i hapësirave të gjelbërta, zgjidhja e cështjes së trafikut, korsitë e dedikuara etj .
Ndërsa për sa i përket sistemit të kanalizmeve në Tiranë, Basha u shpreh se Qeveria japoneze do të financojë 65 milion euro.
“Sot t`i japim vulën e aprovimit punës së deritanishme të grupit japonez, të cilat presin orientime të mëtejshme, deri në vendimmarrjen finale siç janë: hartimi i një plani për menaxhimin e mbetjeve, sistemin e kanalizimeve dhe kullimit, për të cilin qeveria japoneze ka dhënë 65 milionë euro”, shtoi Basha.
Për të hartuar planin urbanistik të Tiranës është vendosur të merret agjensia japoneze JICA. Në këtë takim të parë konsultativ merrnin pjesë edhe kryetarët e minibashkive të kryeqytetit, si dhe kryetarët e komunave përreth tij.