Stuhi dëbore e shiu, moti asnjë përmirësim
"Stuhi dëbore në zonat veriore dhe shi në pjesën tjetër të vendit." Ky është parashikimi aspak optimist i motit për dy ditët e ardhshme. Sinoptikantët e Meteoalb parashikojnë që në orët në vijim veriu i vendit do përfshihet nga temperature të ulëta, të cilat do të sjellin stuhi dëbore.
Edhe pse e diela pritet të sjellë temperatura të ngrohta, Meterologët shprehen se duke filluar nga mëngjesi i së hënës vendi do mbulohet rreth 90% nga reshje dëbore duke përfshirë në sasi të pakta edhe kryeqytetin.