E Diel, 1 Nëntor 2026

Planifikonin sulm terrorist ne Belgjike pranga 10 personave

Policia ka arrestuar dhjete persona ne disa shtete europiane te cilet dyshohen se po planifikonin nje sulm terrorist ne Belgjike. Shtate prej tyre jane arrestuar ne Belgjike dy ne Hollande dhe nje ne Gjermani ka njoftuar zedhenesja e zyres se prokurorise belge Lin Nyts. Arrestimet jane rezultat i hetimeve qe kane nisur qe ne vitin 2009.

Hetimet nisen ne fund te 2009 per nje organizate terrori qe operonte fillimisht ne Antwerp. Hetimet treguan se ne njeren ane ata po perdornin nje website ekstremistesh duke permendur nje plan per sulme dhe nga ana tjeter hetimet treguan se behej fjale edhe per rekrutimin e xhihadisteve dhe financimin e terrorizmit ka sqaruar zedhenesja.

Prokuroret belge kane thene se te dyshuarit shumica e te cileve nga Antwerpi jane me kombesi belge hollandeze marokene dhe ruse dhe kane qene aktive ne rrjetin islamik Ansar al Muxhahiden. Sipas tyre ata ishin duke vendosur lidhje edhe me militantet cecene te organizates bashkimi kaukazian.

Lajmet e arrestimeve vijne disa dite pasi Gjermania rriti nivelin e alarmit mbi bazen e deshmive te forta per planifikim te sulmeve nga militantet islamike.

Por prokuroret belge nuk e dine akoma shenjestren e sakte te sulmeve te planifikuara ne Belgjike.

Azhornuar se fundi e marte 23 nentor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›