Britania cakton kuote per emigracionin
Ulja e numrit te emigranteve te huaj ka qene nje premtim elektoral .Britania ka njoftuar se do te ule numrin e punonjesve te kualifikuar qe do te lejohen te hyjne ne Britani nga vendet jashte Bashkimit Evropian. Kjo kuote perben nje ulje prej 55 mije punonjes te kualifikuar nga vendet jashte BE-se qe hyne ne Britani vitin e kaluar. Kufizimet nuk prekin ata punonjes qe kane rroga relativisht te larta e qe jane te transferuar ne Britani nga punedhenesit e tyre. Qeveria britanike bie dakord per nje limit per emigracionin.Gjate fushates zgjedhore te zgjedhjeve te ketij viti udheheqesi konsevator David Cameron premtoi te vendoste nje kufi mbi numrin e emigranteve qe hyjne ne Britani. Vitin e kaluar ne Britani u dhane 50 mije viza per punonjes teper te kualifikuar dhe punonjes te kualifikuar nga vendet jashte BE-se. Nga 50 mije viza pune 22 mije ishin per transferimet te brendshme te punonjseve te kompanive.Korrespondenti i BBC-se per ceshtjet politike Nick Robinson tha se nje diskutim qe ka te beje me uljen e numrit te studenteve qe vijne ne Britani jo per kurse diplomimi nuk ka marre ende pelqimin e plote te koalicionit.
Ne vitin e ri ministrat pritet te propozojne plane qe kane te bejne me reduktimin e numrit te familjareve qe kerkojne tu bashkohen imigranteve qe jetojne ne Britani. Andree Green nga instituti Migration Eumlatch tha se ishte hera e pare ne historine britanike qe nje qeveri ka si objektiv politike nje kuote migracioni.
Na duhet ta reduktojme imigracionin pasi popullsia po shkon ne 70 milion ne 20 vitet e ardhshme dhe 68 per qind e kesaj rritjeje i detyrohet emigracionit tha ai.
David Frost Drejtori i Pergjithshem i Dhomes Britanike te Tregtise tha se ishte e rendesishme qe ndryshimet ne emigracion te mos demtonin biznesin britanik. Ai tha se bizneset qe kane nje shtrirje globale duhet te kishin mundesine per te sjelle ne Britani punonjesit e kualifikuar.Javen e kaluar nje Komisioni Keshillues per Migracionin rekomandoi qe numri i shtetasve te huaj qe vijne per te punuar ne Britani duhet te ulet mes 13 dhe 25 vitin e ardhshem. Megjithate ky komision tha se ky limit do te kontribuonte vetem me 20 ne objektivat e qeverise per te reduktuar emigracionin ne Britani.
Deputeti laburist Keith Vaz qe drejton edhe Komisionin parlamentar per Punet e Brendshme shprehu skepticizmin persa i takon suksesit te vendosjes se kuotave.
Do te kete shume perjashtime qe nga sektori i arsimit tek shkencetaret e njohur qe nga futbolliste e deri tek biznesmene....do te kete kaq shume boshllleqe sa nuk do te jete fare kuote tha zoti Vaz.