Situate e rende mes dy Koreve

Tensionohet situata mes dy Koreve. Ne nje lidhje telefonike nga Kina per Ora News gazetari Leftion Peristeri deklaron se pasi kane kaluar 32 minuta nga mesnata Koreja e Jugut ka ngritur nivelin e sigurise per ndonje rast tjeter shkembimi zjarri pasi Koreja e Jugut po zhvillon stervitje ushtarake ku marrin pjese 70 mije ushtarake. Nderkohe reagimet kane qene te menjehershme dhe nga presidenti i BE-se Herman Van Rompuy i cili ka deklaruar se situata po ndiqet me vemendje.
Korea e Jugut tha se Korea Veriore ka shkrepur dhjetra predha artilerie ne nje ujdhese afer kufirit te diskutueshem detar mes dy Koreve nga te cilat u vrane dy ushtare ndersa dhjetra civile dhe ushtare u plagosen. Seuli tha se bombardimet nga veriu ishin sulm i paramenduar dhe shkelje e qarte e marreveshjes se armepushimit qe i dha fund Luftes se Korese te viteve 1950-53. Por Pheniani tha se Korea e Jugut hapi zjarr e para duke e nxitur qe te ndermarre reagim ushtarak.
Ky ishte nder incidentet me te ashpra nderkufitare ndermjet dy Koreve qe nga perfundimi i luftes.
SHBA e denuan ashper sulmin dhe konfirmuan se qendrojne fuqimisht perkrah Korese se Jugut.
Rusia dhe Kina paralajmeruan te mos rriten tensionet. Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki-mun e denoi sulmin duke e quajtur si njerin nga incidentet met e renda qe nga perfundimi i Luftes se Korese. Ambasadori Mark Lajall Grant kryesues i Keshillit te Sigurimit tha se nuk do te kete sot mbledhje per incidentin.