Planifikonte të ishte dentiste
Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 08:22
Sofia Vergara ka dëshiruar që të jetë një dentiste!
Aktorja e filmit “Modern Family” ka thënë se ajo kishte mësuar të bënte punën e dentistes dhe kurrë nuk kishte hasur në vështirësi në mësime, derisa filloi të merrej me showbizz.
“Kam shkuar në shkollën ku mësohet për stomatologji, por kur fillova punën në televizion dhe modelimin, atëherë u desh ta lë këtë shkollë. Është vështirë të mendosh e të studiosh kur ju jepet një mundësi e mirë për të bërë para”, tha ajo.