Prezanton të dashurin para familjes
Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 08:24
Lidhja e Hayden Panettiere me Scotty Mcknight po bëhet gjithnjë e më serioze.
Sipas ueb faqes TMZ, Hayden e ka prezantuar të dashurin e saj, yllin e futbollit amerikan gjatë një mbrëmjeje pushimi para babit të saj.
Panettiere ishte përfolur për një lidhje me lojtarin e New York Jets, pasi ishte ndarë nga boksieri Wladimir Klitschko në maj. Në këtë mbrëmje, Pannettiere mësohet se ka ftuar edhe shokë të ngushtë të saj.