E Diel, 1 Nëntor 2026

“Plasja më vjen…”/ Rama: Po sa të paskan dashur mor burrë i dheut

Pas bashkëshortes dhe djalit të ish kryeministrit Fatos Nano, fjalën në ceremoninë zyrtare e mori kryeministri dhe pasardhësi i tij në PS, Edi Rama.

Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk kurseu ironinë dhe kunjat ndaj kundërshtarëve politikë të Nanos.

“I thonë një fjale vdis, pa të të dua! Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tonë të viteve të fundit, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e personazheve të ndryshëm tërë ç’u tha e çfarë u shkrua për ty qysh se doli lajmi se ti ike përgjithnjë. Po sa të paskan dashur e admiruar mor burrë i dheut ! Edhe ata që të vunë shkopa nën rrotë, mezi pritën sapo morën vesh se nuk do t’i hapësh më sytë, edhe ata që të kallën në burg, e që të lëshuan për vite tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje si t’i kanë qëndisur fjalët…Plasja më vjen!”, tha ndër të tjera Rama në nisje të fjalës së tij të lamtumirës për Fatos Nanon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›