E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platforma në Rezolutë

Bisedimet me Serbinë do të bazohen në Kushtetutën e Kosovës, Rezolutën e Kuvendit dhe në dokumentet strategjike të Qeverisë. Nga Clinton dhe Ashton presim sugjerime specifike, por jo temat e dialogut. Zgjedhjet në PDK do të mbahen sipas Statutit aktual. Megjithëkëtë, ne e kemi Kryetarin, ai është Hashim Thaçi. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, flet për Express.

Express: Nga ana e Serbisë është paralajmëruar një platformë për bisedime me Kosovën. A ka Kosova ndonjë dokument apo platformë mbi të cilën do të zhvillojë bisedimet me shtetin fqinj?

E. Hoxhaj: Qëllimi jonë është që në një proces, i cili ka filluar para disa ditësh, të normalizohen relacionet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura. Padyshim se pikënisja e vetme dhe korniza e vetme politike dhe legale për një proces të tillë është Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Në të njëjtën kohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, e cila në formë dhe në substancë paraqet jo vetëm një konsensus politik në mes të gjithë partive politike relevante në Kuvend, por është edhe një qasje konkrete se si ne e shohim procesin e normalizimit të raporteve në mes të dy shteteve të pavarura. Në këtë rezolutë definohet çartë se ne jemi të gatshëm që për interesat e qytetarëve dhe për çështje të hapura të ulemi dhe të bisedojmë si dy vende të pavarura. Po ashtu kjo rezolutë në mënyrë të qartë i vendos vijat e kuqe për temat që janë të mbyllura njëherë e përgjithmonë siç janë: sovraniteti dhe subjektiviteti ndërkombëtarë, integriteti territorial, rregulli i brendshëm i Kosovës në përputhje me rendin e saj kushtetues si dhe ruajtja e karakterit unitar të sistemit tonë politikë.

Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›