Hernandez, alternativë e Huntelaarit te Atletico

Sipas medieve spanjolle, Atletico Madrid është i vetëdijshëm se në fund të këtij sezoni duhet të shesë sulmuesin kryesor Radamel Falcao, i kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane.
Në vend të tij, klubi nga kryeqyteti spanjoll ka shënjestruar sulmuesin e Schalke 04, Klaas Jan Huntelaar.
Mirëpo, tani kanë filluar të qarkullojnë njoftime se trajneri Diego Simeone është duke përcjell edhe sulmuesin e Manchester Unitedit, Javier Hernandez i cili gjatë këtij sezoni nuk ka patur hapësirë të madhe pas ardhjes në klub të Robin van Persiet.