E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platforma për Kosovën së shpejti e përfunduar

Platforma për Kosovën do të jetë gati në ditët e ardhshme, ka thënë për mediat serbe, këshilltari i presidentit serb, Marko Gjuriq.

Ai ka potencuar se presidenti serb së shpejti do t’i thërras shefat e Grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë, me të cilët do të bisedojë rreth parimeve të platformës për Kosovë.

Gjuriq ka thënë se nuk mund të përcaktohen korniza kohore për përgatitjen e platformës për Kosovë dhe sa asgjë nuk bëhet “ad Hoc”.

“Vendimet nuk duhet të merren në mënyrë të shpejt. Nuk na lejohet ta kufizojmë vetën. Në vazhdimësi do të përcjellim faktet që arrijnë. Është shumë e rëndësishme që këto bisedime duhet të përgatiten mirë”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se platforma do të bëhet e ditur për publikun, por që disa detale të cilat kanë të bëjnë me taktikën nuk do të zbardhen. Gjuriq ka thënë që qeveria e mëparshme ka tërhequr potezat parcial dhe tani pozicioni i tanishëm negociues është më i pafavorshëm se sa sikur ato të mos ndodhnin fare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›