E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruz, 3 gola kundër rusëve të Spartakut

Ashtu si pesëmbëdhjetë ditë më parë në ndeshjen e luajtur në "meazza", Hulio Kruz ishte sërish një protagonsit i madh në takimin që zikaltërit fituan me Spartakun në Moskë. Tre gola në dy ndeshjet kundër rusëve mbajnë firmën e sulmuesit argjentinas. "Jam shumë i kënaqur që shënova, por më tepër jam i lumtur për fitoren e skuadrës të arritur në një fushë të vështirë. U treguam që të gjithë të zotë për të realizuar kët sukses".

Zikaltërit, clodhje 24-orëshe pas fitores

Skuadra e Roberto Mancinit do të rifillojë stërvitjen ditën e enjtë. Tekniku zikaltër u ka dhënë 24 orë pushim të vetëve pas fitores 1-0 të arritur në fushën e Spartakut të Moskës në ndeshjen e vlefshme për ditën e katërt të Grupit B të Ligës së Kampioneve. Cdo gjë ishte përcaktuar përpara transfertës në tokën ruse. Stërvitja e radhës do të zhvillohet më datë 2 nëntor në qendrën sportive "Anxhelo Morati".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›