Platini: Më pëlqen Premier Liga

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, i cili dje u rizgjodh edhe për katër vite të tjera në këtë post, thotë se ai është fans i Premier Ligës.
“Më pëlqen Premier Liga... jo, më pëlqen futbolli në Premier Ligën dhe fasnat në Premier Ligën. Sigurisht ne kemi dallime, pasi Premier Liga kërkon gjithçka, gjithë kohën dhe ne në UEFA jo gjithmonë pajtohemi, por nuk është keq”.
“Ne kemi raport të mirë me Federatën Angleze dhe Dave Richards, i cili është kryetar i Premier Ligës, është në komitetin tonë strategjik. Po ashtu kam raport të mirë edhe me David Bernstein”, ka thënë Platini.