Italia eksperimenton me Cassano-Pazzini

Trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, do të provojë një dyshe eksperimentale Cassano-Pazzini në sulm, në ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Euro 2012, bëri të ditur sot “Corriere dello Sport”.
Ndryshime do të shihen edhe në repartet e tjera të skuadrës, ndërsa mesfusha pritet të formohet nga një treshe qëndrore Aquilani, Motta dhe Montolivo.
Në stërvitjen e ditës së sotme, në skuadrën titullare luajti edhe mesfushori Mauro, i vendosur pas dy sulmuesve, ndërsa mbrojtja u formua nga katërshja Balzaretti, Bonucci, Chiellini, Maggio.
Përsa i përket mbrojtësit tjetër të grumbulluar, Andrea Ranocchia, mjekët konstatuan sot se ai nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë, kështu që u dërgua mbrapsht tek klubi i tij.