E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini-Pango diskutojne per projektet sportive

Shefi i UEFA-s takohet me ministrin e Sporteve ku diskutojne per projektet sportive, piken 53 te statiutit te FSHF-se dhe anetaresimin e FFK-se ne UEFA.

Shefi i UEFA-s, Michel Platini ka takuar ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango ne kuader te vizites se tij ne Tirane. Gjate ketij tanikimi, ne fokusin e bisedimeve ishte nje projekt mjaft i rendesishem, i cili do te aplikohet ne shkollat shqiptare.

Nga ana e tij, Platini theksoi rendesine e perhapjes se sportit neper institucionet arsimore per te dyja gjinite. Ne bashkepunim me FIFA-n, ne 25 korrik eshte organizuar nje takim ne Tirane me perfaqesuesen e FIFA-s zonjen, Eva Pasquier si dhe ekspertin e fushes nga Federata e Futbollit Ukrainas, Yevgeniy Stolitenko per te njohur modelin ukrainas te sportit ne shkolle. Ne takim eshte diskutuar edhe per investimet ne 12 terrene sportive.

Per sa i perket ceshtjes delikate te pikes 53 te statutit te FSHF-se, ministri Pango tha se, per te zgjidhur kete ceshtje jane ngritur ekipe pune te specializuara.

Nderkohe, Platini i eshte pergjigjur nje pyetjeje ne lidhje me lenien jashte Federates se Futbollit te Kosoves nga UEFA. “Statuti i UEFA-s eshte i qarte. Nuk mund te behesh pjese e saj nese nuk je anetar i OKB-se”, u shpreh kreu i institucionit me te larte te futbollit europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›