E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmendet City, 15 milione euro ne vit per Mourinho-n

15 milione euro per nje sezon. Kjo eshte shume marramendese te cilen aktualisht nuk e perfiton asnje lojtar ne bote dhe nese marreveshja realizohet, atehere Mourinho do jete ne maje te listes se trajnereve me te paguar ne glob.

Manchester City nuk vonohet shume per te bere nje oferte konkrete ne drejtim te teknikut te Interit, Jose Mourinho. Pak dite pasi dolen zerat per interesimin e sheikeve arabe, tashme oferta konkrete eshte ne tavoline.

15 milione euro per nje sezon. Kjo eshte shume marramendese te cilen aktualisht nuk e perfiton asnje lojtar ne bote dhe nese marreveshja realizohet, atehere Mourinho do jete ne maje te listes se trajnereve me te paguar ne glob. Portugezi eshte zgjedhja e pare per te zene vendin e Mark Hughes. Sipas gazetes “Sun”, nje perfaqesues i shoqerise angleze eshte takuar me agjentin e trajnerit per te biseduar rreth mundesise se transferimit.

Gjithcka nisi rreth 5 jave me pare kur mendohet se Mourinho filloi konfliktet me median italiane dhe kuptoi se nuk mund te pershtatej me jeten ne Gadishullin Apenin. Per momentin dihet vetem qe mundesite e nenshkrimit te marreveshjes ne muajin janar jane zero.

Pronari i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, ka krijuar nje besim te perkohshem per teknikun aktual Hughes, por kjo nuk do te zgjase shume, pasi planet e tij te aferta jane per nje rikthim te karizmatikut “Special One” ne ishull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›