E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Platini dhe Blater lirohen nga akuzat për mashtrim

Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, zvicerani Sepp Blatter, u liruan nga akuza për mashtrim ndaj FIFA-s. Gjykata Penale Federale e Bellinzonës nuk i pranoi kërkesat e prokurorit publik i cili më 15 qershor  kishte kërkuar një vit e tetë muaj burgim për të dy. Dy të pandehurit janë deklaruar gjithmonë të pafajshëm.

Platini, 67 vjeç, ish-president i UEFA-s, u akuzua se “ka marrë në mënyrë të paligjshme, në kurriz të FIFA-s, pagesën e 2 milionë frangave zvicerane” (1.8 milionë euro) nga Blatter, 86 vjeç.

 “Pas vendimit të gjyqtarëve të gjykatës së Bellinzonës këtë mëngjes, desha të shpreh lumturinë time për të gjithë të dashurit e mi që më në fund drejtësia u vendos pas shtatë vitesh gënjeshtra dhe manipulimesh”. Kështu është shprehur Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, pas vendimit të gjykatës së Bellinzonës.

“E vërteta ka dalë në dritë. Lufta ime është një luftë kundër padrejtësisë. Kam fituar ndeshjen e parë. Në këtë rast, ka fajtorë që nuk u paraqitën gjatë këtij gjyqi. Unë nuk do të dorëzohem dhe do të shkoj deri në fund. Të bëhesh nga një legjendë e futbollit botëror në një djall është shumë e vështirë, veçanërisht kur bëhet në një mënyrë krejtësisht të padrejtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›