Stadiumi i ri si harta e Shqiperise

Nga vezhgimet e tyre stadiumi aktual ka disa mangesi vizuale pervec faciliteteve e kushteve qe nuk plotesojne asnje nga normat nderkombetare te UEFA-s dhe FIFA-s.
Sipas studios RFA stadiumi aktual pervecse ka nje kapacitet te vogel prej 19.000 vendesh nuk eshte i paraqitshem fusha e atletikes qe e rrethon krijon nje hapsire te madhe dhe humbet atmosferen qe krijojne tifozet nuk eshte i mirembajtur ndertesa e stadiumit eshte e crregullt pa studim me veshtiresi qarkullimi per rreth dhe me dyqane te sajuara duke mos te dhene mundesine e zhfrytezimit te hapsirave poshte per dyqane restorante apo qendra biznesi.
Projekti i tyre i ri eshte ndertuar ne baze te tre koncepteve i pari lidhet me formen e hartes se Shqiperise duke qene se pozita jone gjeografike ka nje orientim veri-jug te ngjashem me orientimin e nje fushe futbolli. Koncepti i dyte lidhet me sfondin e thyer malor te Tiranes nje reliev i ashper dhe i forte gjithcka qe perfshihet ne kete projekt te stadiumit dhe koncepti i trete ka te beje me ngjyrat e flamurit tone e kuqja dhe e zeza qe do te jene dhe ngjyrat e fasades se ketij stadiumi te ri.
Ky stadium do te ndertohet ne nje siperfaqe prej 41.500 metrash katrore e do te kete mbi 30 mije vende per tifozet 75 e tyre do te jete e mbuluar nderkohe qe jane projektuar edhe 330 vende parkimi. Ai do te jete i ndare ne dy pjese. Pjesa e poshtme e stadiumit mban mbi 17 mije vende ku perfshihen 525 vende VIP nderkohe qe pjesa e siperme do te kete rreth 16 mije vende ku perfshihen serish edhe 320 vende VIP.
Gjithcka perfekte per nje stadium te standartit ELIT te UEFA-s nje nder nivelet me te larta qe eshte projektuar studio RFA e njejta qe ka bere projektin e stadiumit te Valencias Espanjolit Atletikos se Madridit e disa prej stadiumeve te vendeve te tjera europiane.
Tashme marreveshja eshte arritur nuk mbetet gje tjeter vetem qe punimet te fillojne per te pasur brenda 2012-s nje stadium te ri.
Foto