E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini, gati programi për president të UEFA-s

Ish-futbollisti mitik, Mishel Platini është duke përgatitur programin që do ta cojë atë në drejtimin si president i ri i UEFA-s, ku pikat kryesore janë ato kundër racizmit dhe ndihmesa ndaj klubeve modeste për të mundësuar rrijen e talenteve të tyre. Platini përcaktoi "pesë objektiva" të mëdha me të cilat kërkon të fitojë besimin e presidentëve të 52 federatave anëtare të UEFA-s. "Jam i bindur se Europa, djepi i futbollit, e ka të gjitha mundësitë për të vendosur në praktikë nëj ekuilbër të nevojshëm për lojën më të dashur të planetit", ka pohuar Platini në sitin e tij. Franecezi, 51 vjec, është njëri nga kandidatët e paraqitur për të pasuar suedezin Johansonin, 76-vjec, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm që do të mbahen më 27 janar në Dyseldorf. Platini është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe ka qenë presidenti i Komitetit Organizator të Francë '98.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›