E Shtunë, 31 Tetor 2026

MotoGp,Kapirosi në “pole”, Rosi i dyti

Loris Kapirosi fitoi "pole position" për Cmimin e Madh të Japonisë duke xhiruar në provat kualifikuese në kohën 1'45'724.
Kapirosi me Dukati la pas kampionin e botës në fuqi në klasin MotoGP, bashkëkombasin e tij, italianin Valentino Rosi (Yamaha) që regjistroi kohën 1'45"991 dhe synon të shkurtojë diferencën prej 21 pikësh me liderin e klasifikimit të përgjtihshëm të kësaj kategorie, Nik Hajdën, që do të niset i shtati në garën zyrtare të ditës së diel.
Kapirosi synon të përsërisë fitoren e edicionit të kaluar në Japoni. Ky ishte "pole" i dytë i Kapirosit pas atij të arritur në Jerez të Spanjës.

Klasifikimi
1.Hajdën 225 pikë
2.Rosi 204
3.Melandri 193
4.Pedroza 193
5.Kapirosi 180

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›