Superliga/ Pjesët e para: Shkumbini Vllaznia 2-1

Nga tri ndeshjet e Kategorisë Superiore që po zhvillohen ditën e shtunë në javën e katërt (Tirana-Dinamo do të luhet në orën 19:00), vetëm takimi Shkumbini-Vllaznia ka gola. Safet Osja shënoi për Vllazninë në minutën e 18-të, ndëra 18 minuta më pas barazoi Dorian Bubeqi për peqinasit. Në fundin e dy minutave shtesë të pjesës së parë, Bubeqi shënoi golin dytë të takimit që solli edhe protesta të futbollistëve shkodranë që u ndëshkuan me dy kartona të verdhë.
Elbasani nuk ka mundur të fitojë kundër debutuesëve të Kastriotit që po luan me dhjetë lojtarë.
Luftëtari-Apolonia pa gola edhe pse të dy ekipet kanë patur raste.
REZULTATET E PJESËS SË PARË
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Luftëtari-Apolonia 0-0
Elbasani-KastrioTi 0-0
Tirana-Dinamo (ora 19:00)
Nesër
Besa-Partizani 15:00
Flamurtari-Teuta 15:00