E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga luan sonte ndeshjet e javës së 28-të

Premier Liga angleze do të zhvillojë sonte 7 takimet e tjera për javën e 28-të, pas 3 ndeshjeve të mbrëmshme. Kryesuesit e pandalshëm të Mançester Junaited do të jenë mysafirë në fushën e Njukasëllit. Skuadra e Fergusonit ka 4 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Çelsi dhe Liverpuli. Ndërkohë që, veç takimit të sotëm, ka edhe një takim tjetër të prapambetur.

Përballje tjetër interesante është ajo mes Mançester Sitit dhe Aston Vilës. Siti renditet aktualisht në vendin e 11-te me 32 pikë. Ndërsa, Aston Vila pozicionohet në vendin e katërt me 52 pikë, tre më shumë se Arsenali, i cili fitoi mbrëmë 3-1 me Uest Bromin.

Më poshtë do të paraqesim bashkë me orarin të gjitha takimet e mbetura të javës së 28-të.

20:45 Manchester C. - Aston Villa
20:45 Newcastle U. - Manchester U.
20:45 Stoke C. - Bolton W.
20:45 Wigan Athletic - West Ham U.
21:00 Blackburn R. - Everton
21:00 Fulham - Hull C.
21:00 Tottenham H. - Middlesbrough

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›