Platini ne Tirane ne nentor
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini do te vizitoje kryeqytetin shqiptar serish me 11 nentor. Per numrin nje te futbollit Europian kjo do te jete e treta here qe mberrin ne Shqiperi, por e para si president i UEFA-s. Ai ka vizituar vendin tone ne vitin 2004 e me pas ne 2006 perpara se te zgjidhej ne postin qe mban aktualisht. Platini do te zhvilloje takime te rendesishme ne Federaten Shqiptare te futbollit dhe do te marre pjese ne perurimin e disa investimeve te UEFA-s ne vendin tone.