E Hënë, 2 Nëntor 2026

Play-off NBA, Indiana një hap larg finaleve të mëdha

Falë paraqitjes stratosferike të Tajris Haliburton dhe Paskal Siakam, Indiana Pacers kanë kontrolluar Nju Jork Knikcs në takimin e katërt të serisë së vlefshme për finalet e Konferencës së Lindjes duke fituar me shifrat 130-121.

Ekipi nga Indianapolis ka dërguar serinë e takimeve në 3-1 dhe janë shumë pranë finaleve të mëdha, të cilat për herë të fundit i kanë luajtur në vitin 2000.

Haliburton ishte heroi i ndeshjes pasi përfundoi garën me 32 pikë, 12 topa në tabelë dhe 15 asist. Ndeshja e pestë e kësaj seërie do të luhet natën mes së enjtes dhe të premtes në orën 02:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›