E Shtunë, 31 Tetor 2026

Play-offi për Ligën e Kampionëve

Është tërhequr shorti për raundin playoff-it të Ligës së Kampionëve, raund nga i cili do të sigurojnë biletën dhjetë ekipet që do të kompletojnë fazën e grupeve.

Me 22 skuadra të kualifikuara automatikisht në fazën e grupeve, në bazë të rregullores, shorti u hodh në dy grupe. Në njërin grup figuruan skuadrat që një vit më parë fituan titullin kampion në vendet e tyre dhe në grupin tjetër ato jo-kampione.

Secili prej grupeve do të kualifikojë në fazën finale pesë skuadra. Këto ishin çiftet që solli shorti i mbajtur në Nyon të Zvicrës.

Grupi i skuadrave kampione

Basel (Zvicër)-Cluj (Rumani)

Helsinborg (Suedi)-Celtic Glasgow (Skoci)

BATE Borisov (Bjellorusi)-Hapoen Shmona (Izrael)

AEL Limasol (Qipro)-Anderlecht (Belgjikë)

Dinamo Zagreb (Kroaci)-Maribor (Slloveni)

Grupi i skuadrave jo-kampione

Braga (Portugali)-Udinese (Itali)

Spartak Moskva (Rusi)-Fenerbahce (Turqi)

Malaga (Spanjë)-Panathinaikos (Greqi)

Borusia M. (Gjermani)-Dynamo Kyev (Ukrainë)

Lille (Francë)-Kopenhagen (Danimarkë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›