Trepça ’89 zyrtarizon Llumnicën

27-vjeçari së fundmi ka luajtur në Winterthur ku ishte transferuar nga Prishtina, me të cilin ekip shkëlqente. Por, bisedimet mes Llumnicës e prishtinasve për vazhdimin nënshkrimin e një kontrate të re kishin dështuar, me ç’rast mitrovicasit e shfrytëzuan rastin dhe shpejt e ‘rrëmbyen’ atë.
“Jemi të kënaqur me transferimin e tij. Llumnica është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe i dëshmuar në futbollin kosovar. Ai do të përshtatet mirë në skuadrën tonë, dhe do të na kryejë punë duke luajtur jo vetëm në një pozitë, por në disa pozita”, tha drejtori i Trepçës ’89, Ilir Bojku, duke paralajmëruar edhe transferime të reja në stadiumin ‘Riza Lushta’.
Llumnica është përforcimi i katërt i 89-shit në këtë verë, pas Lorik Maxhunit (Drenica), Edmond Turkut (Trepça) dhe Samir Sahiti (Drenica), por më herët këtë ekip e kanë braktisur shumë lojtarë kryesorë, si Berat Hyseni, Liridon Kukaj, Agron Beqiri, Emin Baliqi, Sylvester Ambe, Festim Krasniqi etj.