“Playstation”, Flamurtari humbet 8-1Golin e vetëm për Flamurtarin e shënoi zëvendësuesi Odise Roshi (65’), kur rezultati kishte shkuar në 6-0 për vendasit qysh në pjesën e parë.

Flamurtari vendosi një “rekord për Guinnes” për skuadrat shqiptare që kanë marrë pjesë në kompeticionet europiane.
Vlonjatët humbën 8-1 ndeshjen e kthimit me formacionin skocez Madhëruell, edhe pse djemtë e Eqerem Memushit kishin fituar 1-0 takimin e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Europës.
Golin e vetëm për Flamurtarin e shënoi zëvendësuesi Odise Roshi (65’), kur rezultati kishte shkuar në 6-0 për vendasit qysh në pjesën e parë.
Rezultatin e dytë më të keq e kishte pasur Besa, që ishte mundur nga ana e saj me Hibernians 7-1 (1972), po në Skoci.
E Premte, 24 Korrik 2009