Ervin Skela, pranë Metz në FrancëPër mesfushorin shqiptar 32-vjeçar kjo do të ishte hera e parë që do të luajë në Francë, ndërkohë që më parë për gjashtë muaj ka luajtur edhe në Itali me Ascolin

Ervin Skela pas përfundimit të aventurës me Energi Kotbus (tashmë në Bundesligën 2 gjermane) mund të luajë në Francë me skuadrën e Metz. Për mesfushorin shqiptar 32-vjeçar kjo do të ishte hera e parë që do të luajë në Francë, ndërkohë që më parë për gjashtë muaj ka luajtur edhe në Itali me Ascolin, përpara se të transferohej te Kotbusi në Gjermani, atje ku vlonjati ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Lista e skuadrave që janë të interesuar, ose më mirë është përfolur mediatikisht se kanë interesa për Skelën ishte goxha e madhe: nga Bundesliga 1 gjermane (Mainc, Borusia Mynshengladbah), Bundesliga 2 (Tuz Kolbenc), Seria a italiane (Kaljari), Seria B (Torino), kampionati grek i futbollit (Olimpiakosi dhe AEK-u i Athinës) dhe ai turk (Bursapor). Në listë ishte dhe zvicerania Bazel (merr pjesë në Ligën e Europës)
E Premte, 24 Korrik 2009